DYLON

Për herë të tretë, Zvicra shteti më i mirë në botë

Për herë të tretë, Zvicra shteti më i mirë në botë
Avatar photo Elife Sherifi

Për herë të tretë me radhë, Zvicra konsiderohet si shteti më i mirë në botë. Të anketuarit në studimin e konsiderojnë Zvicrën vendin më të mirë në aspektin e stabilitetit ekonomik.

Zvicra mban pozicionin e saj të përgjithshëm në vendin e parë, sipas një raporti mbarëbotëror të më shumë se 20 mijë njerëzve, shkruajnë mediat zvicerane.

Për vitin 2019, Japonia tashmë ndodhet në vendin e dytë, derisa pasohet nga Kanadaja, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar që janë në pesë vendet e para.

EkoHigjiena

Më pas në renditje janë Suedia, Australia, Shtetet e Bashkuara, Norvegjia dhe Franca.

Kjo renditje është bërë nga shërbimi dixhital i lajmeve “US News & World Report”, kompania e marketingut Y & R dhe Shkolla Wharton, një shkollë biznesi në Universitetin e Pensilvanisë, përcjell albinfo.ch.

Zvicra shihet si e shkëlqyer në shumë fusha në Raportin e Vendeve më të Mira, si biznesi, duke siguruar një cilësi të lartë të jetës dhe duke qenë një lider në inovacionin.

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.