DYLON

Për herë të parë në kuadër të ShSKUK-së ka filluar punën Shërbimi/Laboratori i Toksikologjisë

Për herë të parë në kuadër të ShSKUK-së ka filluar punën Shërbimi/Laboratori i Toksikologjisë
Avatar photo Redaksia

Për herë të parë në kuadër të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), ka filluar punën Shërbimi/Laboratori i Toksikologjisë, i cili është funksionalizuar më datë 20 tetor 2025 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ky shërbim paraqet një arritje të rëndësishme në zhvillimin e kapaciteteve diagnostike dhe laboratorike të QKUK-së, duke shënuar fillimin e fazës operative të analizave toksikologjike në vend.

EkoHigjiena

Që nga funksionalizimi, Laboratori i Toksikologjisë ka zhvilluar me sukses aktivitetet e para diagnostike dhe monitoruese, duke validuar 9 parametra analitikë dhe duke përcaktuar 86 parametra në total, që mbulojnë fushat e monitorimit terapeutik të barnave (TDM) dhe detektimit të substancave abuzive (DOA).

Pacientët për analiza toksikologjike janë referuar nga disa klinika të QKUK-së, përfshirë Klinikën e Psikiatrisë, Klinikën e Emergjencës, Klinikën e Neurologjisë, si dhe Klinikën e Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv.

Në kuadër të planifikimeve për vitin 2026, Shërbimi i Toksikologjisë synon të zgjeroj

gamën e parametrave analitikë dhe testimeve toksikologjike, duke përfshirë përmirësimin e kapaciteteve laboratorike dhe trajnimin e stafit, si dhe avancimin e infrastrukturës laboratorike dhe kapaciteteve analitike, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.