Në kuadër të ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore, falë angazhimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe menaxhmentit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, në Klinikën e Neurokirugjisë në QKUK, për herë të parë është kryer operacioni i largimit të tumorit të hipofizës (gjëndra hormonale në tru), nëpërmjet rrugës nazale me qasje transfenoidale, njofton Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.
Ekipi profesional i neurokirurgëve udhëhiqej nga Prof. Mentrol Petrela, i shoqëruar edhe nga neurokirurgët nga Kosova, të asistuar nga anesteziologë dhe ekipi përcjellës i Klinikë së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv.
Operimi përfundoi me sukses, pacientja aktualisht është në gjendje stabile shëndetësore.
Ky sukses është arritur falë bashkëpunimit institucional ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, e cili do të zgjerohet edhe më tutje. /2LONLINE/