DYLON

Për herë të parë FSK organizon Kursin Bazik të Oficerëve të Këmbësorisë

Për herë të parë FSK organizon Kursin Bazik të Oficerëve të Këmbësorisë
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci së bashku me Komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari vizituan Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes ku aktualisht po zhvillohet Kursi Bazik i Oficerëve të Këmbësorisë.

Bazuar në prioritetet e KOMFSK-së për zhvillimin e programeve të shkollimit, Forca e Sigurisë së Kosovës për herë të parë brenda vendit po organizon Kursin Bazik të Oficereve të Këmbësorisë (KBOK) në Shkollën e Oficerëve të Akademisë së Mbrojtjes. Ky kurs ka për mision që të trajnojë dhe zhvillojë oficerë të këmbësorisë për të qenë të përgatitur psiqikisht, fizikisht dhe moralisht për të udhëhequr njësi të këmbësorisë.

EkoHigjiena

KBOK është kurs 13 javor që trajnon oficerët e rinj për aftësi taktike të avancuara të këmbësorisë dhe të udhëheqjes në fushëbetejë; vlerëson potencialin e udhëheqjes dhe kualifikon kandidatët për udhëheqje në fushën e këmbësorisë.

Detyrat kyçe që do të ekzekutohen gjatë këtij kursi janë: manovrimi taktik, sinkronizimi i aseteve te këmbësorisë se lehtë, përgatitja fizike, dhe zjarri preciz me armët e këmbësorisë së lehtë, thuhet në njoftimin e FSK-së.  /2LONLINE/

Kursi po mbështetet nga ekipet amerikane të Organizata për Asistencë Ushtarake të Trajnimeve Mobileve e Ushtrisë Amerikane (SATMO) ndërsa tash e tutje do të organizohet çdo vit në kuadër të planit vjetor të trajnimeve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.