DYLON
Vizita në Lezhë

Për forcim të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve arsimore dhe ruajtjes së traditës së binjakëzimit ndërmjet dy gjimnazeve

Për forcim të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve arsimore dhe ruajtjes së traditës së binjakëzimit ndërmjet dy gjimnazeve
Avatar photo Redaksia
Gjatë vizitës një vëmendje e veçantë iu kushtua binjakëzimit ndërmjet Gjimnazit “Zenel Hajdini” të Gjilanit dhe Gjimnazit “Hydajet Lezha” të Lezhës, një partneritet që ka ndërtuar ura të forta miqësie, bashkëpunimi dhe shkëmbimi përvojash ndër vite.

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) në Gjilan, Jeton Rexhepi, së bashku me drejtorin e Gjimnazit “Zenel Hajdini”, Ilir Vokshi dhe një pjesë të stafit udhëheqës të shkollës, realizuan një vizitë zyrtare në Lezhë, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve arsimore dhe ruajtjes së traditës së binjakëzimit ndërmjet dy gjimnazeve.

Drejtori i DKA-së ka bërë me dije se gjatë kësaj vizite patën kënaqësinë të mirëpriten nga Pjerin Ndreu, Kryetar i Bashkisë së Lezhës, Hasan Muça, Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar në Lezhë, Antoneta Suta, Drejtoreshë e Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar në Lezhë, si dhe Anila Nikollaj, Drejtoreshë e Gjimnazit “Hydajet Lezha”.

EkoHigjiena

“Shprehim falënderimet tona më të sinqerta për mikpritjen e ngrohtë, respektin dhe gatishmërinë e treguar nga të gjithë drejtuesit institucionalë që na mirëpritën gjatë qëndrimit tonë në Lezhë. Takimet e zhvilluara konfirmuan edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve arsimore dhe pushtetit lokal në funksion të zhvillimit të arsimit dhe krijimit të mundësive më të mira për të rinjtë”, ka thënë drejtori Rexhepi, transmeton 2LONLINE.

Ai shtoi se një vëmendje e veçantë iu kushtua binjakëzimit ndërmjet Gjimnazit “Zenel Hajdini” të Gjilanit dhe Gjimnazit “Hydajet Lezha” të Lezhës, një partneritet që ka ndërtuar ura të forta miqësie, bashkëpunimi dhe shkëmbimi përvojash ndër vite. Kjo lidhje përfaqëson jo vetëm bashkëpunimin ndërmjet dy shkollave, por edhe afrimin e vazhdueshëm të këtyre dy qyteteve përmes arsimit, kulturës dhe vlerave të përbashkëta kombëtare.

“Besojmë se kjo vizitë do të shërbejë si një shtysë e re për zgjerimin e bashkëpunimit dhe realizimin e aktiviteteve të përbashkëta në të ardhmen, në dobi të nxënësve, mësimdhënësve dhe komuniteteve tona”,  /2LONLINE/