/2L ONLINE/ – Jemi në muajin më të shenjtë për ne shqiptarët në Nëntorin legjendar, prandaj një vizitë nga krerët më të lartë të Kosovës dhe Shqipërisë që do të ishte në nivele të Presidentëve, Kryeministrave, Kryetarëve të Parlamentit, Ministrave , Deputetëve dhe Komisioneve Parlamentare pse jo edhe përfaqësues të Akademisë së Shkencave, Institutit të Historisë dhe atij Albanologjik që të vizitohen lokalitetet dhe vendbanimet e krahinës shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë.
Ka shumë arsye që të vizitohen banorët shqiptarë të këtyre tri Komunave , veçmas pasi: -Vazhdon diskriminimi,mungon perspektiva dhe gjetja e një zgjidhje për këtë Krahinë , -Më 17 Nëntor 2012,është ngritur dhe përuruar solemnisht dhe zyrtarisht Lapidari kushtuar dëshmorëve të UÇPMB-ës në Preshevë dhe mbi të gjitha.
Data 28 Nëntor është festa Flamurit dhe pjesëmarrja e liderëve më të lartë institucional, në këtë festë në këto tri komuna është një obligim moral, institucional dhe Kombëtarë besa edhe detyrim Kushtetues. Prandaj duke vizituar do të binden më nga afër dhe ndoshta të flasin ndonjë fjalë që ta shtrojnë, ngrisin dhe të mbrojnë të drejtat e shqiptarëve në të gjitha mekanizmat Evropian por edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Kjo vizitë do të ishte e mira të mirës të fillohet pikërisht në vendit ku ishte vendosur Lapidari i UÇPMB-ës në Preshevë që u hoq dhunshëm dhe me forcë nga xhandarmëria Serbe më 20 janar të vitit 2013,pra pas dy muajve që ishte ngritur e përuruar solemnisht dhe zyrtarisht.
Sigurisht vizita e krerëve më të lartë të Kosovës dhe Shqipërisë do të ishte një simbolik dhe mbështetje e Referendumit të mbajtur me një dhe dy mars të vitit 1992, luftën e armatosur të UÇPMB-ës ,Marrëveshja së Konçulit dhe eventualisht në përurimin e shtatores së heroit ton Kombëtar ,,Skënderbeut’’,në Bujanoc . Në kërkesa që plotë gojën e kanë për reciprocitet dhe lejimin e një Universiteti publik në gjuhën shqipe.
Shqiptarët e këtyre tri komunave kanë mbetur sikur të mos ishin të askujt e mos të flasim për ndonjë koordinim, harmonizim të qëndrimeve apo ndonjë platformë dhe strategji . Prandaj së paku Prishtina dhe Tirana do të duhej të vizitojnë për festa të Nëntorit Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën, pasi ky veprim i strukturave më të lartë do prodhonte efekte pozitive . Do të krijonte një motivim shtesë, një mbështetje morale për struktura institucionale e veçmas do të ishte një mbështetje për popullatën e kësaj Krahine.
Fryma shqiptare nuk mbrohet vetëm në Tiranë, Shkup e Prishtinë e gjetiu por edhe në çdo cep të Komunës së Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës dhe hapasira tjera etnike shqiptare. /2L ONLINE/