DYLON

Për ecurinë e seancës së sotme deklarohet kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Krenare Latifi Kqiku

Për ecurinë e seancës së sotme deklarohet kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Krenare Latifi Kqiku
Avatar photo Redaksia

“Seanca e sotme e Kuvendit Komunal ishte një nga momentet më të rënda për demokracinë tonë lokale dhe dinjitetin institucional. Ajo që ndodhi sot nuk ishte debat politik, por një tentativë e pastër, primitive dhe e dështuar për frikësim, shantazh dhe bllokim të punës institucionale”, thotë në reagimin e saj, Krenare Latifi Kqiku, kryesuese e Kuvendit Komunal të Gjilanit.

Sipas saj, sjellja e asamblistëve të PDK-së, saktësisht e Riad Rashiti U.D Kryetar i Degës së PDK-së në Gjilan, Bujar Nevzadi, shef i grupit të asambleistëve dhe Burhan Isufi, asambleist, të cilët rrethuan tavolinën time të punës duke ushtruar presion të papranueshëm fizik dhe psikologjik, nuk përfaqëson qytetarinë e Gjilanit

EkoHigjiena

Ja reagimi i plotë i saj:

Të nderuar qytetarë të Gjilanit,

Seanca e sotme e Kuvendit Komunal ishte një nga momentet më të rënda për demokracinë tonë lokale dhe dinjitetin institucional. Ajo që ndodhi sot nuk ishte debat politik, por një tentativë e pastër, primitive dhe e dështuar për frikësim, shantazh dhe bllokim të punës institucionale.

Sjellja e asamblistëve të PDK-së, saktësisht e Riad Rashiti U.D Kryetar i Degës së PDK-së në Gjilan, Bujar Nevzadi, shef i grupit të asambleistëve dhe Burhan Isufi, asambleist, të cilët rrethuan tavolinën time të punës duke ushtruar presion të papranueshëm fizik dhe psikologjik, nuk përfaqëson qytetarinë e Gjilanit.

Kur deklarova në seancë se “pesë burra po më rrinë mbi kokë”, nuk e thashë nga frika, por për të shpërfaqur publikisht mendësinë e tyre patriarkale dhe arrogante. Asnjë burrë, asnjë grup dhe asnjë subjekt politik nuk mund të më thyejë apo të më imponohet në ushtrimin e detyrës sime legjitime.

Dua t’i siguroj të gjithë qytetarët se asnjë lloj presioni nuk do të më zmbrapsë asnjë milimetër nga ushtrimi i detyrës sime kushtetuese dhe ligjore. Uzurpimi i institucionit dhe bllokimi i proceseve nga ana e PDK-së nuk do të tolerohen në asnjë formë dhe nga askush. Kuvendi është vendi i argumenteve dhe i qytetarisë, jo i forcës fizike, i muskujve apo i sjelljeve kërcënuese që i takojnë të kaluarës.

Në fund, dua t’ju falënderoj nga zemra të gjithëve që më keni shkruar dhe më keni ofruar mbështetje të jashtëzakonshme sot, pas atyre pamjeve të shëmtuara që u panë në media. Mesazhet tuaja janë forca ime. Kuvendi Komunal u takon qytetarëve, jo atyre që dëshirojnë ta marrin peng atë përmes tensioneve. Unë do të vazhdoj të udhëheq me dinjitet të plotë, integritet të lartë dhe respekt absolut për ligjin! /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.