DYLON

Për dënimin e Dr Poroshticës reagon edhe Sindikata e Spitalit

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Sindikata e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, ka reaguar ndaj dënimit të Dr. Ilaz Poroshtica nga Gjykata Themelore ne Gjilan. Në këtë reagim thuhet se pas marrjes së lajmit për shpalljen e te akuzuarit Dn Ilaz Poroshtica si fajtor për veprën penale – trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor nga neni 260 paragrafi I të KPRK-ës, Kryesia e Sindikatës se Spitalit te Përgjithshëm në Gjilan, shprehim pakënaqësinë e saj të thellë lidhur me dhënien e këtij dënimi, sepse:

“Ne si Kryesi e Sindikatës së Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan me kujdes të shtuar kemi analizuar provat e paraqitura nga Dr. Ilaz Poroshtica dhe Ekspertizën e bërë nga mjekët ligjor, prej të cilave me të drejtë konsiderojmë se Dr. Ilaz Poroshtica, si kirurg me përvojë të madhe në lëmin e kirurgjisë ka vepruar konformë protokolleve mjekësore të njohura ndërkombëtarisht gjë që e bënë të pafajshëm Dr lIlaz Poroshticën.

EkoHigjiena

Aktgjykimet e tilla i bëjnë dëm të madh lëmisë së mjekësisë në përgjithësi sepse tani të gjithë mjekët do të kenë frikë ne ushtrimin e profesionit të tyre në bazë të protokolleve të punës të bazuara në evidenca e të cilat protokolle njohin edhe lëshimet eventuale të paqëllimta për dëmtimin e shëndetit të pacientit e që në këtë rast nuk është dëmtuar shëndeti i pacientes.

Ne si sindikatë e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, fuqishëm e mbështesim anëtarin tonë Dr. Ilaz Poroshtica, sepse besojmë në pafajësinë e tij të plotë dhe e inkurajomë që të vazhdojë betejën ligjore deri në shpalljen e pafajësisë së tij.

Ne si sindikatë kërkojmë nga organet relevante që të ndërpriten tendencat të cilat e dëmtojnë imazhin e mjekësisë Kosovare, në të kundërtën do të marrim masa tjera të nevojshme për mbrojtjen e imazhit tonë, thuhet në fund të reagimit të Sindikatës së Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.