/2L ONLINE/ – Politika është një nocion i gjerë dhe kap disa sfera të jetës së përditëshme dhe kjo politikë nuk duhet të jetë thjesht për t’i shërbyer asaj pakice që mblidhen në parlament dhe hartojnë ligje, por këto ligje, ose strategji, a politikë, quaje si të duash, duhet t’i shërbejë komunitetit, i cili i voton këta ligjvënës.Duke pare gjendjen ekonomike, sociale, shëndetësore të këtij komuniteti, natyrshëm lind pyetja?
Për çka shërbejnë këto Ministri? A i shërbejnë komunitetit? A nuk duhet t’u vijë pak turp që në vend të korrupsionit ku ka kapur gjithë sferën politike të vendit, t’u shtrijë dorën pak këtyre rasteve që kërkojne shërim dhe jo mëshirë.
Të sëmurët që vuajnë nga sëmundje të ndryshme dhe që shpenzimet për kurim nuk mund të përballohen nga familjarët. Ata, janë qeniet më të pafajshme, por që janë njëkohësisht viktima të këtij vendi.
Ky shtet nuk u ofron as ndihmën më minimale për shërimin e tyre. Dhe ajo që është më e keqja e të gjitha të këqijave qëndron në faktin se bëjnë dallime në raste të tilla sëmundjesh. Qytetarëve, krahas varfërise, ju shtohet akoma një barrë më e madhe. Familjarët e të sëmurëve, me lot në sy jetojnë me shpresa, se mos kjo ministri apo kjo qeveri do të ndjejë keqarje për këta të sëmurë.
Rrjeteve sociale, bravo u qofte, të paktën vetëm ketu po shoh solidaritetet. Kur po i shoh këto raste, përveç që po më prekin në shpirt, besa, më vjen të dale në majë të malit e të thërras me zë të lartë: në çfarë vendi të mjerë po frymoj. /2L ONLINE/