(2LONLINE) – Lidhur me çështjen e ndarjes së bursave nga Komuna e Kamenicës, drejtoria përkatëse, kanë reaguar edhe Organizatat Joqeveritare “Vizioni Rinor” dhe “Udruzeni”, sipas të cilave ka pas shkelje ligjore të ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik nga Drejtoria e Arsimit (DKA) gjatë ndarjes së bursave studentore në Komunën e Kamenicës.
Ja reagimi i përbashkët i këtyre dy OJQ-ve:
“Ne Organizatat jo qeveritare “Vizioni Rinor” dhe OJQ “Udruzeni”, shprehim shqetësimin tone për keqpërdorimin e parasë publike nga DKA dhe komisioni që ka bërë përzgjedhjen e studentëve për bursist duke atakuar në shkelje të shumta procedurale dhe ligjore në përzgjedhjen e kundërligjshme me rastin e ndarjes së bursave në Komunën e Kamenicës.
Komisioni në fjalë ka atakuar shkeljet ligjore nga Ligji nr.04/L-051 për parandalimin e konfliktit të interesit, duke bërë përzgjedhjen e Fëmijëve,familjarëve dhe të afërmve të Udhëheqësve dhe zyrtar ëve të lartë Komunal, si Fëmijët e Inspektorëve Komunal, Drejtorëve, Punëtorëve të Administratës Komunale, Zyrtarëve Komunal, punëtorëve të DKA-së, Gjykatësve, Profesorëve, mjekëve si dhe përfaqësuesve të subjekteve Politike, pa ndonjë kriter dhe performancë në përzgjedhje si dhe është bërë diskriminimi në baza nacionale duke i ndarë vetëm 13 Bursa për Komunitetin serbë nga gjithsej 220 të përzgjedhur nga Komision .
Në këtë rast është atakuar ligji për parandalimin e konfliktit të interesit gjegjësisht,
Neni:4. paragrafi 1.10;
4. paragrafi 1.13;
4. paragrafi 1.20;
Po ashtu është shkelur
Neni.6. (Konflikti i interesit)
Neni.7 (Parimet e veprimit dhe mos veprimit të zyrtarit)
Neni.7.paragrafët. 3.4.5.6.
Neni 8.(Detyrim i zyrtarit të lartë për parandalimin e konfliktit të interesit)
Neni .8.paragrafi. 4.
Neni 9.paragrafi.1.2; 1.4; 1.7; 1.8; dhe 1.10;
-Duke i parë këto shkelje ligjore, ne OJQ-te dhe shoqëria civile kërkojmë nga organet komunale që të bëjnë anulimin e konkursit dhe të bëjnë rishpalljen e tij duke u bazuar ne kriteret ligjore. Kurse kërkojmë nga hetuesia, gjegjësisht prokuroria dhe Agjencioni Antikorrupsion që të bëjë verifikimin e të gjitha shkeljeve të lartëcekura ligjore dhe ndaj shkelësve të ndërmerren të gjitha masat e parapara Ligjore.”, thuhet në fund të këtij reagimi të përbashkët, të dy OJQ-ve “Vizioni Rinor” dhe “Udruzeni”,
Përndry, ditë më parë kemi pas një reagim të tillë edhe nga OJQ “Fortesa”, por dhe kundër reagimin e institucioneve komunale përmes zëdhënësit të komunës.
Shih shkrimet:
OJQ “Fortesa”: Komuna ka abuzuar me fondin e bursave për studentët
Reagon Komuna: OJQ “Fortesa” joprofesionale dhe e paaftë!