DYLON

Për avancim të gazetarisë dhe vetërrëgullim më të avancuar medial

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në ditën botërore të medieve Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” ka kërkuar nga gazetarët e rajonit të Anamoravës që çdo ditë e më shumë ta avancojnë profesionin e tyre, por njëkohësisht edhe të mbrojnë punën e tyre para kërcënimeve e presioneve. Musa Sabedini ka thënë se avancimi i vetërregullimit medial mbetet njëri nga synimet kryesore që duhet ta shtyjnë përpara gazetarët, redaktorët, botuesit. Vetërregullimi medial u ndihmon shumë medieve që të jenë më të përgjegjshme, më të ngritura profesionalisht, por edhe më të ashpra ndaj të gjitha dukurive ose pengesave që përjetojnë çdo ditë gazetarët në teren.

Musa Sabedini kryetar i këtij klubit thotë se asnjëherë nuk ka pasur më tepër interesim sesa këtë vit për të dënuar dhe gjykuar gazetarët.”Vet fakti se mafia dhe grupet kriminale të interesit kërkojnë kokat e gazetarëve përmes gjykatave apo dëmshpërblimeve tregon qartë se në çfarë pozite ndodhet medie e lirë dhe e pavarur në Kosovë” ka shtuar Sabedini.

EkoHigjiena

Sabedini ka thënë se krahas këtyre sfidave të shumta gazetarët për asnjë moment nuk duhet të dorëzohen, dhe nuk guxojnë të jenë viktimë e asnjë shantazhi a kërcënimi. Përkundrazi këto dukuri e akte kërcënuese duhet të jenë edhe një motiv më tepër për ta avancuar punën e tyre profesionale.

Ne dhe më tutje kërkojmë nga institucionet komunale që të jen më të hapura ndaj medieve. Nuk mund të thuhet se ka transparencë të mjaftueshme nëpër komunat e Anamoravës përderisa e tërë fuqia e zyrave të informimit mbështetet tek facebooku dhe propaganda që ata bëjnë për të krijuar imazh sa më të mirë të pushtetarëve të tyre në sytë e publikut.

Transparenca institucionale kërkon më tepër dhënie të informacioneve për mediet edhe atëherë kur ato vendime janë të dhimbshme apo edhe të papërshtatshme për grupet e interesit në politikat lokale.

Gazetaria në Anamoravë ka ende nevojë që të jetë më e ngritur profesionalisht. Mbetet ende shumë punë që gazetarët e rinj të dalin të shkolluar, të përgatitur në të gjitha sferat. Vetëm gazetaria e ditur dhe e njohur me përvojat e shumta na ndihmon që ta kemi një shoqëri më të edukuar.

Sabedini ka thënë se avancimi i vetërregullimit medial mbetet njëri nga synimet kryesore që duhet ta shtyjnë përpara gazetarët, redaktorët, botuesit. Vetërregullimi medial u ndihmon shumë medieve që të jenë më të përgjegjshme, më të ngritura profesionalisht, por edhe më të ashpra ndaj të gjitha dukurive ose pengesave që përjetojnë çdo ditë gazetarët në teren.

Nuk mjafton që vetëm për 3 maj të flasim për të drejtat e gazetarëve. Cdo ditë duhet të punojmë që ta mbrojmë punën tonë, ta qojmë përpara profesionin dhe ta mbrojmë atë.

Mos të harrojmë se edhe gazetarët kanë obligime ndaj publikut, andaj përgjegjësia e vëterrëgullimit është e dyanshme. Nuk mund të kërkosh plotësim të kushteve nga të tjerët përderisa mediet ende nuk i kanë të plotësuara disa nga kriteret apo standardet që përmban kodi i etikës.

Sidoqoftë në këtë ditë të shënuar duke kujtuar shumë gazetarë që kanë vdekur e janë vrarë për lirinë e fjalës së shkruar urojmë që vitet tjera të na gjejnë më të përgatitur përballë sfidave të shumta. /2L ONLINE/

Musa Sabedini kryetar i Klubit të Gazetarëve “Beqir Musliu” Gjilan