Për ata që pretendojnë vëllazërinë me osmanët

Për ata që pretendojnë vëllazërinë me osmanët

Deri në vitin 1999, kontestimi i vijës gjenealogjike pellazge – ilire bëhej vetëm nga qarqe armiqësore shqiptare, kryesisht atyre serbe, duke tentuar që shqiptarët të paraqitjen si mbetje të Perandorisë Osmane në hapësirat ballkanike.

Nga: Fadil Kajtazi

Pas vitit 1999, kjo teori e përhapur nga armiqtë e shqiptarëve po tentohet të ngrihet në shkencë nga personalitete te “shkencës” dhe publike, kryesisht kosovare dhe nga shqiptarët e Maqedonisë.

Teoritë e ngritura nga ky kontingjent kryesisht po tentojnë të orientojnë opinionin shqiptar se: “Perandoria Osmane nuk ishte pushtuese e tokave shqiptare”, se “shqiptarët i përkasin trungut osman” e të tjera si këto.

Një ndër pionierët që u mundua t’i hapë rrugë teorive të këtilla dhe u mundua që t’i ngritë në nivel të shkencës, është akademik Rxhep Qosja, i cili në debatin e tij me shkrimtarin Ismail Kadere ngriti teorinë për “shqiptarët si komb me identitet lindor” me tendencë që kjo t’i ofrohej sa më shumë osmanëve.

Së dyti, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në cilësinë e kryeministrit, dhe Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, pranuan të jenë vëllezërit e Taip Erdogonit. Aq ma tepër, Hashim Thaçi influencoj që Ministria e Arsimit të jep urdhër për përmirësimin e teksteve shkollore në mënyrë që “të rishikohet pjesa e historisë që ka të bëj me Perandorinë Osmane ku duhet ndërhyrë me qëllim që të mos ketë gjuhë fyese, gjuhë që ngjallë urrejtje”, ku pretendimet nga kjo janë që fëmijët tanë në shkolla të mësojnë se Perandoria Osmane në trojet shqiptare erdhi për miqësi.

Nga këto paranteza, u krijua mendimi monstrum i shprehur publikisht këtyre ditëve nga ish deputeti Gëzim Kelmendi se “shqiptarët janë pasardhës të osmanlive” që ne ju kundërvumë me tezën së “një pjesë e shqiptarëve mund të jenë pasardhës të osmanlinjve, por duhet të dinë se vija gjenealogjike osmane e tyre është nga stërgjyshet e tyre të përdhunuara nga akëxhinjët osman”.

Teoria e jonë e ngritur për vëllazërinë me Erdoganin të Qosjes, Thaçit, Ramës, Kelmendit e disa të tjerëve mbi aktin e dhunimit të stërgjysheve të tyre nga akëxhinjët osman gjatë pushtimit të trojeve shqiptare nga ushtria osmane është ngritur nga faktet historike të botuara në “Lufta Shqiptaro – Turke në shekullin XV – burime osmane” botuar me 1968, nga Universiteti Shtetëror i Tiranës-Instituti i Historisë dhe Gjuhësisë.

Ky botim brilant është përkthim i kronistëve osman një pjesë e të cilëve ishin pjesëmarrës të drejtpërdrejt të fushatave të ushtrisë osmane kundër shqiptarëve kurse një pjesë kronikat e tyre i shkruan pas fushatave, bazuar në raportet zyrtare të ushtrisë osmane. Të gjitha këto kronika, përshkruaj brutalitetin e ushtrisë osmane kundër popullatës shqiptare.

Për ata që thonë se “Perandoria Osmane nuk erdhi si pushtuese në trojet shqiptare” në këto kronika fushatat e ushtrisë osmane përshkruhen pushtuese(në fillim të tekstit ose në fund) jepet tek te gjithë këta autorë pasazh përafërsisht i ngjashëm me Oruq-in: “ I biri i Evrenoz beut sulmoi vilajetin e shqiptarëve dhe u ngop nga plaçka e grabitur. Kjo ndodhi në vitin tetëqind e tridhjetë e nëntë të hixhrit (1435-36)” faqe 44.

Pak më lart po ky autor dëshmon brutalitetin e ushtrisë osmane dhe pretendimet e Qosjes, Thaçit, Rames, Kelmendit & kompani për vëllazërinë e tyre me osmanët: “…marshuan duke patur udhërrëfenjës Ali Beun, të birin e Evrenoz beut, mblodhën ushtrinë dhe akëxhinjët e Rumelisë, hynë në vilajetin e shqiptarëve, plaçkitën dhe rrënuan vendet e Gjergj Arianitit, burrat i kaluan në shpatë dhe gratë i bën robnesha” (po aty).

Të gjitha kronikat e të 16 kronistëve të përmbledhura në këtë botim kanë të njëjtën farazologji në raport me përshkrimet e fushatave osmane në drejtim të tokave shqiptare “u pushtuan”, “burrat i kaluam në shpatë”, “gratë i morëm robnesha”, “vendin e bën një me tokën”, “shtëpive dhe të mbjellave ju vumë zjarrin” e kështu me radhë.

Një fushatë të llahtarshme të ushtrisë osmane kundër shqiptarëve e përshkruan kronisti Tursuni. Ai fushatën e vitit 1466 (870 hixhrit) e fillon “çdo luftëtar ngjeshi shpatën me gëzim, duke thënë se do të niset në luftë kundër shqiptarëve…

Duke shkumëzuar dhe duke u përplasur si valë e detit, ajo (ushtria) vërshoi nga vendi i shqiptarëve”” (faqe 99).

Më poshtë ky autor flet për rrjedhën e betejës dhe moralin e trupave osmane të mbështetur te plaçka “që flet”, që mund të jenë stërgjyshet dhe nga ku mundë të burojë gjenealogjia e Qosjes, Thaçit, Ramës, Kelmendit & kompani, dhe te plaçka “që nuk flet” duke e përshkruar si shumë të vlefshme: “Aq shumë plaçkë që flet dhe plaçkë që nuk flet u grabitën, sa që djem me pamje engjëlli dhe për vajzat si hyri që vlenin 3-4 mijë akçe, mund të thuhet edhe kjo vjershë: Ata që do t’i shihnin këto hyri në shatore, Pa tjetër do të thonë se janë prej parajsës”. Dhe kjo kronikë të cilës kronisti Tursun i ja shton hijeshinë edhe me një poezi, është dëshmia më e pa kontestueshme e dhunimit masiv të grave shqiptare nga ushtria pushtuese osmane. Dhe nëse ndonjë gjen i këtyre dhunimeve ka ardhur në ditët e sotme, ai është ardhur si shkak i një dhune barbare anadollake.

Këto kronika dëshmojnë se ato gra ishit ë marra me dhunë në “shatoret” e ushtarëve osman. Duhet të ketë pasur edhe në atë kohe gra që ushtarëve osman ju kanë shkuar me dëshirë në shatore, por kësaj kategorie në shqip ju themi “kurva”. Për ata që pretendojë prejardhjen osmane të tyre, la të hulumtojnë se cilës kategori i përkasin stërgjyshet e tyre.

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE