Për anëtarësinë!

Për anëtarësinë!

DEGA E SHOQATËS SË ISH TË BURGOSURVE POLITIKË NË GJILAN, PËR ANËTARËSINË!

Nga: Femi HALIMI

Këto dy vitet e fundit ka rënë thuajase krejt vërtetimi i librezave të anëtarësisë tek ish të burgosurit politikë. Shkon muaji dhe a vijnë një a dy anëtarë për vërtetim të librezës, përderisa kërkojnë si shumë Vërtetime të llojllojshme për kryerje të shërbimeve komunale me lirim pagese. Ose një librezë, -që ka një vërtetim të anëtarësisë me afat prej një viti –për sa edhe vlen pagesa e anëtarësisë prej 12 eurove, -nuk vërtetohet me vite, përderisa shërbimet në komunë u bëhen me vetëm posedimin e librezës.

Ish të burgosurit politikë, -për njoftim me shërbimin në zyrën e Degës, -kanë Librezat e Anëtarësisë, kanë Vërtetime si dhe Dëshmi, të cilat vijnë dhe i kërkojnë në zyrë, për çdogjë me çka përballen çdo ditë tërë vitin. Natyra e kërkesave dhe nevojave të tyre është e llojllojshme dhe sillet prej librezave për Shëndetësi, Kadastër e Gjeodezi, për vete e për familjen -e deri tek Vërtetimet për vete e për familjen, veçmas për fëmijët në shkollim deri post universitar, po edhe për punësim me përparësi!?

Ka edhe shërbime tjera dhe ngarkesa për pagesa, që janë të natyrës së ndryshme, ku shumë shërbime publike e private për respekt, me dëshmi të librezës së anëtarësisë, i lirojnë anëtarët tanë nga pagesat, me vullnet të vet dhe në llogari të vet! Kështu ndodhë shpesh që edhe mjekët këtu e në Prishtinë, me vetë posedimin e librezës, ua heqin pagesat për shërbimin spitalor, kirurgjikal e deri edhe tek dërgimet me shpenzime të qeverisë në botë, të tyre ose të anëtarëve të familjeve të tyre për shërim.

Libreza dhe vërtetimet e dëshmitë kështu kanë një mori të mirash lehtësuese, derisa edhe ua mundësojnë shërbimet e tilla të përmendura falas, më shumë nga respekti dhe konsiderata, e duke kaluar ashtu shpenzimet në llogari të vetë, qoftë këta persona publikë, -qoftë privatë, të shërbimeve. Kjo është një punë që duhet të përmendet dhe për këtë iu falënderohemi këtë herë përgjithësisht të gjithëve që kanë një shpirt bujar dhe njerëzor, po edhe atdhetar.

Ish të burgosurit politikë të anës tonë kanë Libreza Anëtarësie, me të cilat realizojnë të drejta disa në sektorin publik dhe të cilat të drejta disa institucione i kanë kërkuar edhe vetë t’i përfillin dhe respektojnë, duke u kryer ish të burgosurve politikë punë administrative, shëndetësore, në bujqësi, e të tjera.

Për realizimin e kësaj të drejte, ish të burgosurit politikë, të gjithë që e kanë këtë status, mjafton të kenë librezën për dëshmi. Këto libreza Dega e Shoqatës ua ka dhënë një numri të konsideruar të ish të burgosurve politikë, anise shumica nuk kanë marrë asnjëherë, sepse kanë mundësi të tjera për të kryer punët e veta publike –të detyrimeve e nevojave. Libreza por ka këtë të mirë që i liron nga pagesa për shërbim komunal kudo që kanë nevojë për shërbim, të paraparë a jo me ligj.

Me librezë por puna nuk qëndron mirë, sidomos dy vitet e fundit! Një numër shumë i vogël vijnë e i vërtetojnë librezat rregullisht, që është njëherë në vit dhe me 12 euro pagesë për një vit! Njëherit vijnë shumë dhe marrin vërtetime, -për vete e për gjithë anëtarët e familjes, -që prej konkurimeve nëpër shkolla e deri tek përfundimi i tërë studimit universitar, si dhe për specializime brenda e jashtë vendit. Edhe për konvikte në Prishtinë, u nevojiten vërtetimet, për të fituar pikë përparësie në konkurencë.

Tanimë zyra e shërbimit kemi një ngushtim të madh, sepse nuk ka euro për shërbim të zyrës dhe në mungesë të buxhetit sadoqoftë, jemi të detyruar që këtë shërbim ta reduktojmë deri në fund, me shërbim vetëm atyre që paguajnë anëtarësinë. Me këtë bëjmë me dije se nuk ka më shërbime pa pagesë, të vërtetimeve e dëshmive, pa pasur librezën të vërtetuar dhe në gjendje të rregullt. Njëherit i lusim shërbimet komunale gjegjëse që mos të marrin parasysh librezat e pavërtetuara, tani për vitin kalendarik 2019.

Kemi pasë tri vitet e fundit një ndihmë të jashtëzakonshme nga kryetari i komunës, me nga 2000 euro për tërë vitin, për punën e sekretarit që punon me orar të rregullt në zyrë dhe të shpenzimeve të zyrës në material e tjera, -që sivjet po mungon më dhe me këtë edhe shërbimi në zyre është i kushtëzuar me vetëm rastet kur anëtarët paguajnë për shërbimin. Nga librezat edhe mbahet shërbimi, gjegjësisht nga pagesa e anëtarësisë, pasise për këtë punë sekretari nuk ka pagë mujore për punën, as mbrojtje ligjore, as stazh për punën!

Me këtë, edhe njëherë për fund, përsërisim një lloj apeli me mirëkuptim, që anëtarët –që janë si shumë, t’i përgjigjen detyrimit të pagesës së anëtarësisë për shërbimin që u bëhetë përgjat tërë vitit, në shumë aspekte shumë të dobishme për ta, -ose mos të na ngushtojnë me kërkesë shërbimi në zyrë rregulisht, kur u mëteket të vijnë! Nëse nuk përtërihet pagesa e anëtarësisë për këtë vit, nuk ka as shërbime tjera dhe as kërkesa dëshmie për llojlloj rastesh me privilegje të anëtarësisë së Degës.

Presim që anëtarët t’i përgjigjen kësaj lutjeje dhe të vetëdijësohen, sepse edhe shërbimet që u kryhen nga shërbimet publike –po edhe private shpesh me vullnet e dashamirësi të vetë individëve, kushtojnë mjaft shjtrenjtë. Çka është borxh –duhet të kryhet, sepse nuk bën ndryshe, e ata që nuk i përgjigjen apelit, mos të kërkojnë ndihmën dhe përkrahjen e Degës. Kjo është kështu e fundit nga sa mund të bëjmë për të gjithë që nuk kanë përtërirë pagesat e anëtarësisë, si dhe ndaj atyre që kërkojnë libreza të reja pasise librezat u dëmtohen në lavatriqe a i humbin krejt!?

E drejta për kërkesë shërbimi tanimë do të kushtëzohet me përgjegje ndaj pagesës së anëtarësisë! Kjo është kështu pasise ne nuk kemi kurrfarë ndihme qeveritare as publike, as kemi fond dhe as buxhet të rregullt, as rezervë, për shërbimin. Kur ka secili prej nesh mundësi të paguaj çdo ditë llojlloj shpenzimesh publike, private e personale, le të ndan edhe 12 euro për anëtarësinë, -përndryshe nuk do të ketë shërbim tonin.

Kryetari i Degës
Sabit Rexhepi

Sekretari
Femi Halimi
08. 03. 2019
Zyra e Degës, GjilAN

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE