DYLON

Peon Sadiku, radhitë suksese, tashmë edhe si regjisor!

Avatar photo Redaksia

Peon Sadiku klasa V-3 nxënës i shkollës fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan përveç që njihet si këngëtar, ai me filmin “Duart e Vogla” përfaqësoi shkollën dhe është radhitur në tre filmat më të mirë nga nxënësit e klasës 1-5, në mesin e 2000 filmave për Oscar Junior International.

Ceremonia “ Junior Oscar” mbahet ditën e premte ( 19 gusht, 2016) në Festivalin Ndërkombëtar “Anibar” në teatrin “Istref Begolli” në Pejë.

EkoHigjiena

Pas vlerësimit të filmave të krijuar nga nxënësit e shkollave fillore të Kosovës për garën Junior Oscar 2016. Në komisionet vlerësuese morën pjesë përfaqësues nga Programi për Arsim Themelor i Usaid-it, IPKO Foundation dhe Anibar.

Filmat e përzgjedhur janë të ndara brenda këtyre kategorive:

– Filmi më i mirë nga nxënësit e klasës 1-5
– Filmi më i mirë në gjuhën angleze (për nxënësit e klasave 6-9)
– Filmi më i mirë dokumentar (për nxënësit e klasave 6-9)
– Tregimi më i mirë (për nxënësit e klasave 6-9)
– Filmi më i mirë i animuar i punuar me programin ALICE (për nxënësit e klasave 6-9)

Junior Oscar është garë që ka për qellim zhvillimin e shkathtësive kreative, inovative dhe të punës grupore të nxënësve. Gara eshte organizuar nga Anibar në bashkëpunim me IPKO Foundation dhe në përkrahje nga Programi për Arsim Themelor i USAID-it.

Anibar këtë vit organizon edicionin e shtatë nga 15 deri më 21 gusht, dhe, sipas organizatorëve, numri rekord i filmave që dëshirojnë të shfaqen në ekranet e Anibar tregon për rritjen e madhe të interesit të filmbërësve për festivalin.

“Ne i falënderojnë të gjithë filmbërësit për aplikimin dhe për interesin ndaj festivali”, citohet të kenë thënë ata.

Programi i filmave do të shpaloset gjatë muajit qershor, së bashku me programin e punëtorive, masterklasave, prezentimeve, dhe aktiviteteve tjera të festivalit.

Çmimet që do të ndahen këtë edicion janë:

– Kurora për Çmimin kryesor
– Kurora për Filmin më të mirë në kategorinë Ballkan
– Kurora për Filmin më të mirë në kategorinë Student
– Kurora për Çmimin e publikut
– Kurora për Kauzën më të mirë
– Kurora për Video e animuar muzikore më të mirë
– Kurora për Filmin më të mirë për mjedisin
– Kurora për Filmin më të mirë për fëmijë

Shih edhe :
Peoni në emisionin Odeon
https://www.youtube.com/watch?v=xCxLqFISKpw
Njeriu puntor;
https://www.youtube.com/watch?v=912046w3cMQ
Trend dite – intervista , Peon Sadiku
https://www.youtube.com/watch?v=9AkjSESrg8Q
Mollkuqet per pema
https://www.youtube.com/watch?v=2rYeWayWd8o
Ta ruajm ambientin
https://www.youtube.com/watch?v=TYMKkej7ykY
Filloi ndërtimi i aneksit të shkolles ” Abaz Ajeti” Gjilan
https://www.youtube.com/watch?v=o73mdauOBVg

/Ismet Azizi/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.