DYLON

Peon Sadiku, me “Duart e Vogla” u radhit ndër tre filmat më të mirë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Peon Sadiku tashmë nga një shtatori nxënës i klasës VI-të pran shkollës së Mesme të Ulët “Abaz Ajeti” në Gjilan, përveç që njihet si këngëtar, ai me filmin “Duart e Vogla” përfaqësoi shkollën dhe është radhitur në tre filmat më të mirë nga nxënësit e klasës 1-5, në mesin e 2000 filmave për Oscar Junior International.

Ceremonia “ Junior Oscar” u mbajt ditë më parë Festivalin Ndërkombëtar “Anibar” në teatrin “Istref Begolli” në Pejë dhe se pas vlerësimit të filmave të krijuar nga nxënësit e shkollave fillore të Kosovës për garën Junior Oscar 2016. Në komisionet vlerësuese morën pjesë përfaqësues nga Programi për Arsim Themelor i Usaid-it, IPKO Foundation dhe Anibar.
Junior Oscar është garë që ka për qellim zhvillimin e shkathtësive kreative, inovative dhe të punës grupore të nxënësve. Gara eshte organizuar nga Anibar në bashkëpunim me IPKO Foundation dhe në përkrahje nga Programi për Arsim Themelor i USAID-it.

EkoHigjiena

Anibar këtë vit organizoi edicionin e shtatë nga 15 deri më 21 gusht, dhe, sipas organizatorëve, numri rekord i filmave që u shfaqen në ekranet e Anibar tregon për rritjen e madhe të interesit të filmbërësve për festivalin.

“Ne i falënderojnë të gjithë filmbërësit për aplikimin dhe për interesin ndaj festivali”, citohet të kenë thënë ata.

Filmat e përzgjedhur janë të ndara brenda këtyre kategorive:
– Filmi më i mirë nga nxënësit e klasës 1-5
– Filmi më i mirë në gjuhën angleze (për nxënësit e klasave 6-9)
– Filmi më i mirë dokumentar (për nxënësit e klasave 6-9)
– Tregimi më i mirë (për nxënësit e klasave 6-9)
– Filmi më i mirë i animuar i punuar me programin ALICE (për nxënësit e klasave 6-9).

Kjo garë është organizuar për katër vite me radhë nga Programi për Arsim Themelor i USAID-it. Gjatë këtyre viteve shkollat kanë aplikuar me 184 filma në të gjitha kategoritë. Kjo garë është mundësuar nga Anibar me përkrahjen ë IPKO Foundation, dhe Programit për arsim themelor të USAID.

Linku ku mund ta shikoni filmin Duart e Vogla 

Shih edhe :

Peoni në emisionin Odeon https://www.youtube.com/watch?v=xCxLqFISKpw
Njeriu punëtor; https://www.youtube.com/watch?v=912046w3cMQ
Trend dite – intervista , Peon Sadiku https://www.youtube.com/watch?v=9AkjSESrg8Q
MOLLËKUQET PËR PEMA HTTPS://WWW.YOUTUBE.COM/WATCH?V=2RYEWAYWD8O
TA RUAJMË AMBIENTIN HTTPS://WWW.YOUTUBE.COM/WATCH?V=TYMKKEJ7YKY
FILLOI NDËRTIMI I ANEKSIT TË SHKOLLËS ” ABAZ AJETI” GJILAN HTTPS://WWW.YOUTUBE.COM/WATCH?V=O73MDAUOBVG
/Ismet Azizi/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.