DYLON

Pensionohet zyrtari komunal, Zeqir Maliqi

Pensionohet zyrtari komunal, Zeqir Maliqi
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim zyrtarin komunal nga Qendra për Punë Sociale në Viti, z. Zeqir Maliqi i cili sapo është pensionuar.

Me këtë rast kryetari Haliti e ka falënderuar atë për kontributin e tij të madh të dhënë në interes të qytetarëve vitias, duke e çmuar lartë angazhimin e tij shumëvjeçar në institucionin komunal të Vitisë.

EkoHigjiena

Ai pos fjalëve miradije për punën e z. Maliqi i uroj atë pensionim të rehatshëm si dhe ja ndau një mirënjohje.

Kurse z. Maliqi falënderoj kryetarin Haliti dhe kolegët e deritanishëm për bashkëpunimin e mirë duke potencuar se ai është i gatshëm që kurdo që komuna e Vitisë ka nevojë të ju urojë ndihmë profesionale. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.