DYLON

Pensionohet zyrtari i Gjendjes Civile, Haqif Agaj

Pensionohet zyrtari i Gjendjes Civile, Haqif Agaj
Avatar photo Redaksia

Drejtoresha e Administratës së Përgjithshme në Komunën e Kamenicës, Arlindë Sejdiu dhe stafi i saj, ka shprehur mirënjohjen dhe respektin për zyrtarin Haqif Agaj, i cili ka përfunduar detyrën e tij pas shumë viteve shërbimi si zyrtar i Gjendjes Civile.

Drejtoresha Sejdiu ka thënë se zyrtari Agaj, si zyrtari më i vjetër i kësaj drejtorie, shquhet për përkushtimin, profesionalizmin dhe integritetin e treguar ndër vite, duke qenë një shembull frymëzues për kolegët dhe duke lënë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimin dhe funksionimin e institucionit.

EkoHigjiena

“Në emër të gjithë stafit, e falënderojmë për përkushtimin shumëvjeçar dhe i urojmë shëndet, lumturi dhe suksese në këtë kapitull të ri të jetës,” u shpreh drejtoresha Sejdiu.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.