DYLON

Pensionohet Zuhrije Rifati mësimdhënëse në SHFMU “Thimi Mitko”

Pensionohet Zuhrije Rifati mësimdhënëse në SHFMU “Thimi Mitko”
Avatar photo Redaksia

Pensionohet mësimdhënësja Zuhrije Rifati, e cila me vite të tëra përkushtim dhe profesionalizëm i shërbeu arsimit dhe gjuhës shqipe.

Mësimdhënësja Zuhrije Rifati është përcjellë në pension me një ceremoni të organizuar nga kolektivi i ShFMU “Thimi Mitko” në Gjilan, që i ndau asaj një mirënjohje, duke e vlerësuar përkushtimin dhe angazhimin e saj në shërbim të arsimit.

EkoHigjiena

Me këtë rast, ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së shkollës, Ardhmërie Jakupi-Musliu, i uroi pensionim të mbarë, duke e vlerësuar lart rrugëtimin e saj profesional.

“Faleminderit për përkushtimin, sakrificën dhe kontributin e çmuar në arsim, veçanërisht në vitet e vështira të ’90-ta. Shëndet dhe lumturi në këtë kapitull të ri të jetës”, ka thënë U.d e drejtoreshës së shkollës, Ardhmërie Jakupi-Musliu

Përndryshe, në pllakatin e ndarë me këtë rast theksohet se mirënjohja i është dhënë mësimdhënëses Zuhrije Rifati: “Për kontributin shumëvjeçar në edukimin dhe arsimimin e shumë brezave”, me urimin që: “Pensionimi le të jetë një kohë e mbushur me kënaqësi dhe shije jete”.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.