DYLON

Pensionohet Zirafete Miftari

Pensionohet Zirafete Miftari
Avatar photo Redaksia

Në një aktivitet të organizuar nga QKMF “Nëna Terezë” në Viti dhe stafi i QMF Pozheran, është nderuar me mirënjohje znj. Zirafete Miftari, me rastin e pensionimit të saj pas 27 viteve pune dhe përkushtimi në sektorin e shëndetësisë.

Znj. Miftari, e cila ka shërbyer si punëtore teknike në QKMF-Viti, përkatësisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Pozheran, u vlerësua për kontributin e saj të çmuar, korrektësinë dhe angazhimin e vazhdueshëm ndër vite.

EkoHigjiena

Drejtoresha e QKMF-së, Vjollca Kadolli Halili, vlerësoi lart punën dhe përkushtimin e saj, duke theksuar rëndësinë e rolit që ka pasur në funksionimin e përditshëm të shërbimeve shëndetësore.

Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e saj shumëvjeçar, mirënjohja institucionale ju dorëzua nga drejtoresha e QKMF-së, Vjollca Kadolli Halili, në emër të kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

Nga ana e saj, znj. Zirafete Miftari falënderoj institucionet dhe kolegët për bashkëpunimin dhe respektin e treguar ndër vite.

Në fund, asaj ata i uruan shëndet, mbarësi dhe një pensionim i qetë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.