DYLON

Pensionohet Zëvendëskomandanti i Gardës Kombëtare, Kolonel Skender Hoxha

Pensionohet Zëvendëskomandanti i Gardës Kombëtare, Kolonel Skender Hoxha
Avatar photo Redaksia

Me rastin e përfundimit të shërbimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), u zhvillua ceremonia e pensionimit të Zëvendëskomandantit të Gardës Kombëtare, Kolonel Skender Hoxha.

Në shenjë respekti dhe mirënjohje për kontributin e tij, Kolonel Hoxha u prit në një takim lamtumirës nga Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i cili vlerësoi lart profesionalizmin, përkushtimin dhe rolin e tij në ndërtimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku me këtë rast edhe i ndau Medaljen e Karrierës, njofton FSK.

EkoHigjiena

Me këtë rast edhe në ambientet e Kazermës “Evropianet e Rinjë” në Pomozotin, u organizua një ceremoni zyrtare ku ishin prezent personalitete të larta si nga FSK, po ashtu edhe nga Ministria e Mbrojtjes, të cilët uruan Kolonel Hoxhën për pensionimin dhe gjithashtu falënderuan për kontributin e tij si në luftën për çlirim, po ashtu edhe në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së.

FSK i shpreh falënderimet më të sinqerta për punën dhe sakrificën e tij, duke i uruar shëndet, mbarësi dhe suksese në etapën e re të jetës, thuhet në njoftimi ne FSK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.