DYLON

Pensionohet Sevdije Abdullahu

Pensionohet Sevdije Abdullahu
Avatar photo Redaksia

Urim me rastin e pensionimit

Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari shpreh mirënjohjen më të thellë për znj. Sevdije Abdullahu, e cila pas shumë viteve shërbim të palodhshëm, profesionalizëm dhe përkushtim ndaj punës, sot përmbyll rrugëtimin e saj me rastin e pensionimit.

EkoHigjiena

Kontributi i saj ka lënë gjurmë të rëndësishme në funksionimin dhe zhvillimin e Drejtorisë. Ajo do të kujtohet gjithmonë për etikën në punë, përkushtimin dhe respektin ndaj kolegëve dhe qytetarëve.

Në emër të gjithë stafit, i urojmë shëndet, lumturi dhe mbarësi në këtë kapitull të ri të jetës!

/Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari, Gjilan/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.