DYLON

Pensionohet Salih Fazliu, mirënjohje për kontributin e tij 17-vjeçar në Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë

Pensionohet Salih Fazliu, mirënjohje për kontributin e tij 17-vjeçar në Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë
Redaksia

“Një rrugëtim profesional përfundon, por përvoja, kontributi dhe gjurmët e lëna ndër vite mbeten. Në darkën e pensionimit të kolegut tonë, Salih Fazliu, shprehëm mirënjohjen për kontributin e tij 17-vjeçar në Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, në Komunën e Gjilanit”, ka bërë me dije Eljesa Rashiti, drejtoreshë e kësaj drejtorie.

Si jurist dhe udhëheqës në sektorin e pronës, Sali Fazliu ka qenë një koleg me përvojë të çmuar dhe një udhërrëfyes për ata që erdhën pas tij. Njohuritë dhe përvoja e tij profesionale kanë qenë një ndihmë e vlefshme për të gjithë ne që kemi bashkëpunuar me të.

EkoHigjiena

“Në emër të stafit, e falënderoj përzemërsisht për kontributin e dhënë dhe i uroj shëndet, lumturi dhe shumë vite pranë familjes. Urime pensionimi, axha Sali! Uroj që kjo fazë e re e jetës të të sjellë gjithë të mirat! “, ka thënë drejtoresha Rashiti.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.