DYLON

Pensionohet Sadri Arifi, sekretar i Kuvendit Komunal të Gjilanit

Pensionohet Sadri Arifi, sekretar i Kuvendit Komunal të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Pas një shërbimi shumëvjeçar, Sadri Arifi sot doli në pension nga detyra e tij si Sekretar i Kuvendit Komunal të Gjilanit.

“Me z. Arifi kam bashkëpunuar në shumë procese dhe gjithmonë ka treguar profesionalizëm dhe këmbëngulje në ruajtjen e ligjshmërisë së Asamblesë sonë.  Arifit i urojmë një pension të shëndetshëm dhe të qetë”,  ka thënë kryesuesi i Kuvendit Komunal të Gjilanit, Kushtrim Kadriu.

EkoHigjiena

Edhe Bujar Nevzati, anëtar i KK-së së Gjilanit, njëherësh shef i grupit të këshilltarëve të PDK-së e ka uruar z. Arifi për pensionimin.

“Sot, pas një pune shumëvjeçare me ndjenja të përziera respekti dhe mirënjohjeje, përcollëm në pension një njeri të veçantë z. Sadri Arifi, Sekretarin e Kuvendit Komunal, mikun dhe bashkëpunëtorin tim të çmuar”, ka thënë Nevzati.

Ai shtoi se gjatë gjithë viteve të punës së tij, z. Arifi u tregua shembull i përkushtimit, korrektësisë dhe profesionalizmit. Me fjalë të urta, me qasje të matur dhe gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar, ai e ka lënë gjurmën e tij jo vetëm në institucionin e Komunës, por edhe në zemrat e të gjithë atyre që patën fatin ta njohin e të punojnë me të.

“Për mua personalisht, ai ka qenë më shumë se koleg ka qenë mik i vërtetë, këshilltar dhe bashkudhëtar në punë të përditshme. Në emrin tim dhe të gjithë kolegëve, i uroj z. Sadri Arifit shëndet të mirë, jetë të gjatë dhe ditë të mbushura me gëzim pranë familjes e të afërmve. Puna e tij do të kujtohet gjithmonë me respekt”, ka thënë Bujar Nevzati.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.