DYLON

Pensionohet Rushit Avdiu, Shef i Sektorit të Financave në DKA

Pensionohet Rushit Avdiu, Shef i Sektorit të Financave në DKA
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Komunale e Arsimit DKA – Gjilan

Sot, me datë 05.05.2022,

EkoHigjiena

Pensionohet z. Rushit Avdiu, Shef i Sektorit të Financave në Drejtorinë e Arsimit në Gjilan.

Përmes këtij mesazhi po i shprehim falenderimet e sinqerta për kolegën, shefin tonë z. Rushit Avdiu.

Patëm fatin dhe nderin të bashkëpunojmë me të një kohë të gjatë në kryerjen e detyrave të Sektorit të Financave në Drejtorinë e Arsimit.

Gjatë kohës së kryerjes së detyrës së tij me profesionalizëm në DKA, ka treguar përpikmëri, pedantëri, durim, përkushtim, angazhim të jashtzakonshëm në punë, mirësjellje, mirëpritje, ndaj stafit të DKA-së ndaj zyrtarëve të IEA-ve si dhe ndaj palëve.

Z. Rushit Avdiu për disa vite ka fituar Çmimin për shërbyesin më të dalluar komunal në Administratën Komunale të Arsimit.

Meriton mirënjohjet dhe lavdëratat nga i gjithë stafi i DKA-së dhe IEA-ve.

DKA do ta ketë të vështirë të gjejë një person që do të ketë aftësi për t’a zëvendësuar!

Z. Rushitit ia urojmë ditëlindjen dhe i dëshirojmë shëndet, gëzime dhe lumturi në periudhën e jetesës në pension së bashku me më të dashurit e tij.

Ishte kënaqësi dhe nderë për ne që e patëm pjesë e stafit në DKA-së! /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.