DYLON

Pensionohet rreshteri Afrim Nuhiu – Uniteti, vlerësime të larta nga ish komandanti i UÇK-së të ZOK-ut

Pensionohet rreshteri Afrim Nuhiu – Uniteti, vlerësime të larta nga ish komandanti i UÇK-së të ZOK-ut
Avatar photo Redaksia

Në kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në Gjilan u organizua ceremonia solemne ushtarake për daljen në pension të Rreshter Afrim Nuhiut.

Në mesin e shumë të pranishmëve ishte edhe ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në Zonën Operative të Karadakut (ZOK), Ahmet Isufi, i cili e ka vlerësuar lartë Nuhiun për shërbimin e tij për lirinë e Kosovës dhe për angazhimin e tij me nder e krenari edhe në paqe, në kultivimin e lirisë.

EkoHigjiena

“Me nder e krenari e në mënyrë solemne, iu organizua ceremonia madhështore ushtarake, me rastin e daljes në pension, Rreshter, Afrim Nuhiut- Unitetit. S’kishte si të ishte ndryshe, kur gjeneza e tij buron nga Seferajt, i rritur me tregimet e betejave të kreshnikut të Karadakut, Idrizit me bashkëluftëtarë”, ka thënë Isufi, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Ai shtoi se tradita vazhdoi që në fëmijëri, me protesta e demonstrata, për të synuar kryengritjen e armatosur në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sa në Karadak e Llap pa u ndalur asnjë çast.

“I brymosur me idealin e luftës kundër robërisë, Uniteti i përgatitur profesionalisht, kuptoi edhe rëndësinë e ruajtjes dhe kultivimit të vlerës së lirisë duke iu përgjigjur transformimit dhe aftësimit ushtarak nga Trupat Mbrojtëse të Kosovës në Forcën e Sigurisë së Kosovës”, ka thënë tutje, Ahmet Isufi.

Ai theksoi se Afrim Nuhiu doli në pension si një akt zyrtar, por ai nuk ndalet në angazhime tutje dhe përvoja e shembulli i tij vazhdon te kolegët e uniformës që çdo ditë do ta bëjnë krenar me arritjet dhe sukseset e FSK-së.

“Shëndet e gjitha t’mirat Afrimit dhe familjes së tij. Urime!”, tha Ahmet Isufi, ish-komandanti i UÇK-së, në ZOK-ut.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.