DYLON

Pensionohet Rreshter Major i FSK-së, Bedri Zuka

Pensionohet Rreshter Major i FSK-së, Bedri Zuka
Avatar photo Redaksia

Me rastin e përfundimit të shërbimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës, u zhvillua ceremonia e pensionimit të Rreshter Major i FSK-së, Bedri Zuka.

Në shenjë respekti dhe mirënjohje për kontributin e tij, Rreshter Majori Bedri Zuka u prit nga Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i cili vlerësoi lart profesionalizmin, përkushtimin dhe rolin e tij në ndërtimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

EkoHigjiena

Me këtë rast, Gjeneral Jashari i ndau Medaljen e Karrierës Rreshter Major Zukës, si vlerësim i veçantë për shërbim të ndershëm dhe të palodhur në uniformë.

“FSK i shpreh falënderimet më të sinqerta për punën dhe sakrificën e tij, duke i uruar shëndet, mbarësi dhe suksese në etapën e re të jetës. Faleminderit për shërbimin”, thuhet në njoftimin e FSK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.