DYLON

Pensionohet profesori Shefket Jakupi

Pensionohet profesori Shefket Jakupi
Avatar photo Redaksia

Prof. Asoc. Dr. Shefket Jakupi ka arritur moshën e pensionimit, 65 vjet, për këtë Fakulteti Ekonomik në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ka organizuar një takim, për të uruar profesorin Jakupi, me dëshirat më të mira për kontributin e tij prej më se tre dekadash dhënë arsimit e vendit, në jetën akademik e publike.

Me këtë rast, Rektori Prof. Dr. Bajram Kosumi në fjalën e tij,  e ka përgëzuar për pensionimin dhe kontributin e dhënë në UKZ,  Prof. Asoc. Dr. Shefket Jakupi, derisa e ka uruar për punën që e ka bërë dhe për rezultatet që i ka arritur gjatë procesit mësimor e edhe si prodekan i Fakultetit Ekonomik.

EkoHigjiena

Dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof. Asoc. Dr. Xhevat Sopi, duke folur për veprën e profesorit Shefket Jakupi, tha se ne të gjithë krenohemi me punën e  devotshme prej mësimdhënësi dhe si prodekan në Fakultetin Ekonomik të profesorit Jakupi.

Vet Prof. Asoc. Dr. Shefket jakupi tha se po e përfundon karrierën me bindje të patundur se kjo është një detyrë me shumë vlera.

Ndërkohë, për kontribut akademik në Fakultetin Ekonomik me rastin e pensionimit, Rektori Kosumi dhe Dekani Sopi i kanë ndarë mirënjohje Prof. Asoc. Dr. Shefket Jakupi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.