Në shenjë falenderimi për punën dhe përkushtimin në fushën e arsimit, kryetari i komunës Sokol Haliti, ka nderuar me mirënjohje profesorin Fehmi Mjaku, i cili nga sot është pensionuar.
Ndryshe, profesori Mjaku ka punuar për 41 vite në edukimin e shumë brezave, ndërkohë që ka punuar në vazhdimësi në shkollën e mesme në Pozheran. /2LONLINE.co/