DYLON

Pensionohet profesoresha vitiase, Hazire Frangu

Pensionohet profesoresha vitiase, Hazire Frangu
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti dhe të tjerë kanë pritur sot në takim profesoreshën Hazire Frangu e cila sapo është pensionuar.

Gjatë këtij takimi ata falënderuan atë punën e saj shumë vjeçare.

EkoHigjiena

Me këtë rast kryetari Haliti e çmoj lartë punën e saj në edukimin dhe arsimin e gjeneratave të shumta duke thënë se puna e mësimdhënies është e shenjtë.

Ai po ashtu ndau asaj një mirënjohje për kontributin e dhënë në arsim.

Ndërkaq profesoresha Frangu i falënderoj ata për pritjen dhe respektin ndaj saj.

Një fjalë rasti me rastin e pensionimit të saj e mbajti edhe drejtoresha e DKA-së Arta Ajeti dhe drejtori i i IAAP “Jonuz Zejnullahu”, Ali Bislimi.

Përndryshe znj. Frangu në IAAP “ Jonuz Zejnullahu” ka punuar nga viti 2012. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.