DYLON

Pensionohet Mujë Tafa, drejtor i Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti

Pensionohet Mujë Tafa, drejtor i Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i shoqëruar nga Drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti dhe bashkëpunëtorë të tjerë, kanë pritur sot në një takim falënderues drejtorin e deritanishëm të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës”, Mujë Tafa, me rastin e pensionimit të tij.

Gjatë këtij takimi, Kryetari Haliti vlerësoi lart figurën e z. Tafa, duke e cilësuar atë si një shembull të përkushtimit dhe profesionalizmit në fushën e arsimit. Ai theksoi se udhëheqja e një prej institucioneve më prestigjioze arsimore në Viti kërkon integritet dhe vizion, veti këto që z. Tafa i ka dëshmuar përgjatë gjithë karrierës së tij.

EkoHigjiena

“Sot po nderojmë një personalitet që jetën e tij profesionale ia kushtoi edukimit të brezave të rinj. Kontributi i z. Mujë Tafa nuk kufizohet vetëm brenda mureve të shkollës; ai dhe familja e tij kanë dhënë një kontribut të çmuar për vendin tonë në periudha të ndryshme,” u shpreh ndër tjerash kryetari Haliti.

Në shenjë falënderimi për punën dhe angazhimin e palodhshëm në ngritjen e cilësisë së arsimit vitias, kryetari Haliti i ndau z. Tafa një mirënjohje.

Nga ana e tij, drejtori Tafa ka falënderuar institucionet komunale, kolegët dhe stafin e gjimnazit për bashkëpunimin ndër vite.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe familjarë, kolegë dhe mysafirë të shumtë, të cilët vlerësuan lartë rrugëtimin profesional të z. Tafa. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.