Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim mësuesen vitiase, Bukurije Sadiku, e cila është pensionuar.
Me këtë rast kryetari Haliti, ka falënderuar atë për kontributin e saj 44 vjeçar në fushën e arsimit të gjeneratave të shumta, duke ju ndarë asaj një mirënjohje.
Të pranishëm në këtë takim ishte edhe drejtoresha e arsimit, Arta Alidema Ajeti dhe të tjerë. /2LONLINE/