DYLON

Pensionohet mësimdhënësja Xhulije Xhemajli pas 28 vitesh kontribut në arsim

Pensionohet mësimdhënësja Xhulije Xhemajli pas 28 vitesh kontribut në arsim
Avatar photo Redaksia

Pas një karriere të gjatë në arsim, është pensionuar mësimdhënësja klasore Xhulije Xhemajli, e cila për rreth 28 vite ka kontribuar në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Ahmet Hajdari” në Beguncë.

Me rastin e pensionimit të saj, znj. Xhemajli u prit në një takim nga kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti.

EkoHigjiena

Kryetari Haliti vlerësoi lartë kontributin shumëvjeçar të mësimdhënëses Xhemajli, duke theksuar rolin e saj në edukimin dhe formimin e gjeneratave të shumta të nxënësve. Ai gjithashtu nënvizoi kontributin e saj të rëndësishëm gjatë viteve të ’90-ta, në kohën e shtet ndërtimit dhe të organizimit të arsimit në rrethana të vështira.

Me këtë rast, kryetari Sokol Haliti i ndau znj. Xhemajli edhe një mirënjohje, si shenjë vlerësimi për punën dhe përkushtimin e saj shumëvjeçar në fushën e arsimit.

Fjalë mirënjohjeje për znj. Xhemajli shprehën edhe drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti, si dhe drejtori i shkollës në Beguncë, Raif Musliu, të cilët vlerësuan përkushtimin dhe punën e saj të palodhshme ndër vite. Ata theksuan se kontributi i saj do të mbetet një shembull i mirë për mësimdhënësit dhe gjeneratat që do të vijnë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.