DYLON

Pensionohet mësimdhënësja vitiase, Mirvete Devaja

Pensionohet mësimdhënësja vitiase, Mirvete Devaja
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti së bashku me drejtoreshën e Arsimit, Arta Ajeti dhe të tjerë kanë pritur sot në takim mësimdhënësen vitiase, Mirvete Devaja nga shkolla fillore e mesme e ulët “Nazmi Pajaziti”- Radivojcë dhe atë me rastin e pensionimit të saj.

Gjatë këtij takimi kryetari Haliti, e ka falënderuar atë për kontributin e saj 36 vjeçar në fushën e arsimit, duke cilësuar punën e saj në arsim si një mision të shenjtë që duhet vlerësuar shumë.

EkoHigjiena

I pari i komunës foli fjalë miradije për punën e saj të bërë në fushën e arsimit duke potencuar se me punën dhe përkushtimin ajo ka lënë gjurmë të paharrueshme tek nxënësit dhe koleget e saj. Një falë rasti pati edhe drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti.

Përndryshe në fund të këtij takimi kryetari Haliti i ndau znj. Devaja edhe një mirënjohje dhe atë për kontributin e dhënë në arsim. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.