DYLON

Pensionohet mësimdhënësi vitias, Naim Misini

Pensionohet mësimdhënësi vitias, Naim Misini
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti së bashku me drejtoreshën e Arsimit, Arta Ajeti dhe të tjerë kanë pritur sot në takim mësimdhënësin vitias, Naim Misini me rastin e pensionimit të tij.

Gjatë këtij takimi kryetari Haliti e ka lavdëruar atë për punën dhe përkushtimin e mësimdhënësit në fjalë të dhënë ndër vite për arsimin e brezave të rinjë

EkoHigjiena

. “Sot dua të ju falënderoj për kontributin tuaj në edukimin dhe arsimimin e shumë brezave dhe atë në veçanti në kohën më të vështira për vendin. Ju keni qenë shembull jo vetëm si një profesionit por edhe për sjelljet e mira njerëzorë”, u shpreh Haliti.

Ndërkaq fjalë miradije për punën e mësimdhënësit, Naim Misini patën edhe zv.kryetari i komunës Hasan Aliu dhe pjesëmarrës të tjerë në këtë takim. Përndryshe, Naim Misini ishte mësimdhënës në shkollën “Kenan Halimi” në Gjylekarë në lëndën e Biologjisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.