DYLON

Pensionohet mësimdhënësi Nehat Ramadani

Pensionohet mësimdhënësi Nehat Ramadani
Avatar photo Redaksia

Pas më shumë se katër dekadash kontribut të pandërprerë në arsim, është pensionuar mësimdhënësi i Gjuhës Shqipe, Nehat Ramadanit, për të mbetur një shembull i rrallë i përkushtimit, sakrificës dhe dashurisë për dijen dhe arsimin shqip.

Përmes një rrugëtimi të gjatë profesional,  të nisur në shtator të vitit 1986, Nehat Ramadani la gjurmë të pashlyera në edukimin e gjeneratave të shumta, duke u bërë një udhërrëfyes i vërtetë për nxënësit e tij.

EkoHigjiena

Veçanërisht sfiduese ishin vitet e ’90-ta, kur arsimi në Kosovë përballej me kushte të rënda materiale dhe presion të vazhdueshëm nga regjimi serb. Në një kohë kur shumë mësimdhënës u detyruan të largoheshin nga profesioni apo vendi, Ramadani zgjodhi të qëndrojë. Ai nuk e braktisi asnjëherë ditarin dhe as nxënësit, duke dëshmuar një përkushtim të palëkundur ndaj misionit të tij arsimor.

Për 11 vite ai drejtoi me sukses shkollën fillore “Dëshmorët e Kombit” në Livoç të Poshtëm, derisa nga viti 2011, vazhdoi të jap kontributin e tij të çmuar si mësimdhënës në shkollën fillore “Rexhep Elmazi” në Gjilan, e një kohë edhe si drejtor i këtij institucioni arsimor.

Përveç mësimdhënies, ai luajti një rol të rëndësishëm në formimin e vetëdijes kombëtare tek nxënësit, duke folur për luftën e drejtë për lirinë e Kosovës dhe rëndësinë e ruajtjes së gjuhës shqipe.

Sot, ndërsa përmbyll një kapitull të rëndësishëm të jetës së tij profesionale, trashëgimia që lë pas nuk matet vetëm me vite pune, por me ndikimin e thellë që ka pasur në jetët e shumë nxënësve.

Figura si ajo e Nehat Ramadanit mbeten gurë themeli në historinë e arsimit në Kosovë, duke dëshmuar se përkushtimi dhe dashuria për dijen janë vlera që i rezistojnë kohës.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.