DYLON

Pensionohet mësimdhënësi Milazim Zuka, nderohet me mirënjohje nga kryetari Haliti

Pensionohet mësimdhënësi Milazim Zuka, nderohet me mirënjohje nga kryetari Haliti
Avatar photo Redaksia

Pas një karriere të gjatë në arsim, mësimdhënësi Milazim Zuka është pensionuar, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në edukimin e brezave të rinj. Me këtë rast, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, e ka nderuar atë me mirënjohje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e arsimit.

“Milazim Zuka ka dhënë një kontribut të madh në arsimimin e gjeneratave të shumta ndër vite. Ai ka qenë jo vetëm mësues i dijes, por edhe edukator i vlerave njerëzore dhe qytetare. Ne i jemi mirënjohës për punën e tij,” u shpreh kryetari Haliti.

EkoHigjiena

Pensionimi i tij u shoqërua me fjalë mirënjohjeje edhe nga kolegët e përfaqësuesit e arsimit në komunë. /2LONLINE/