DYLON

Pensionohet mësimdhënësi dhe drejtori Franë Gjergji, nderohet me mirënjohje nga kryetari Haliti

Pensionohet mësimdhënësi dhe drejtori Franë Gjergji, nderohet me mirënjohje nga kryetari Haliti
Avatar photo Redaksia

Pas një karriere të gjatë në arsim, mësimdhënësi dhe drejtori i shkollës “Don Mikel Tarabulluzi”, në Stubëll, është pensionuar sot, duke lënë në arsim një trashëgimi të çmuar në edukimin e brezave të rinj.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, e ka nderuar atë me mirënjohje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e arsimit.

EkoHigjiena

“Franë Gjergji, ka dhënë një kontribut të madh në arsimimin e gjeneratave të shumta ndër vite. Ai ka qenë jo vetëm mësues i dijes, por edhe edukator i vlerave njerëzore dhe qytetare, dhe një drejtor i përkushtuar në punë. Ne i jemi mirënjohës për punën e tij,” u shpreh kryetari Haliti.

Pensionimi i tij u shoqërua me fjalë mirënjohjeje edhe nga kolegët e përfaqësuesit e arsimit në komunë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.