DYLON

Pensionohet Mejreme Rexhepi, teknike e dhëmbëve

Pensionohet Mejreme Rexhepi, teknike e dhëmbëve
Avatar photo Redaksia

Sot, në prezencë të menaxhmentit të QKMF-së, shërbimit të Stomatologjisë dhe familjes Rexhepi, është pensionuar pas një periudhe të gjatë pune, mbi 33 vite në shërbim të qytetarëve, Znj. Mejreme Rexhepi, teknike e dhëmbëve.

Duke dhuruar mirënjohje dhe disa fjalë rasti, drejtori Dr. Basri Kamberi çmoi lartë profesionalizmin dhe karrieren e saj, gjerësa Shefi i Shërbimit të Stomatologjisë Dr. Taulant Ramadani tha se Znj. Mejreme mbetet një prej personaliteteve të shquara të institucionit, qysh nga fillimet e saj të karrierës në vitin 1983 e tutje, këto karakteristika nga të cilat kanë reflektuar që i gjithë stafi shëndetësor.

EkoHigjiena

Mirënjohje ndau edhe kryeinfermierja Violeta Mustafa Hasani.

Znj. Mejreme Rexhepi, i kushtoi një jetë të tërë profesionit, jo vetëm si teknike por edhe gjatë periudhës së saj të mëhershme si kryeinfermiere e Shërbimit të Stomatologjisë, duke u siguruar që kontributi i saj të mbetet në memorien e gjithë secilit nga ne.

Duke e falënderuar për kontributin e gjatë, korrektësinë e urtësinë, i urojmë shëndet e mirëqenie në kapitullin e saj të ri! /2LONLINE/

/Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Gjilan /

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.