DYLON
Mbi 43 vite kontribut në shërbim të shëndetësisë

Pensionohet Mehra Gashi

Pensionohet Mehra Gashi
Avatar photo Redaksia
Mehra Gashi, gjatë karrierës së saj ka ushtruar detyrën si mami dhe infermiere në QKMF-Viti dhe vlerësohet lartë për kontributin e çmuar profesional, përkushtimin institucional dhe kujdesin e vazhdueshëm ndaj qytetarëve ndër vite.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtorin e Shëndetësisë, Halil Musliu, drejtoreshën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), Vjollca Kadolli, stafin drejtues komunal, si dhe bashkëpunëtorë të tjerë, kanë pritur sot në takim znj. Mehra Gashi, me rastin e pensionimit të saj pas më shumë se 43 vitesh përvojë pune dhe shërbimi në sektorin e shëndetësisë.

Znj. Gashi, e cila gjatë karrierës së saj ka ushtruar detyrën si mami dhe infermiere në QKMF-Viti, u vlerësua lartë për kontributin e çmuar profesional, përkushtimin institucional dhe kujdesin e vazhdueshëm ndaj qytetarëve ndër vite.

EkoHigjiena

Gjatë këtij takimi, kryetari Haliti shprehu mirënjohje të veçantë për angazhimin dhe punën e saj shumëvjeçare, duke theksuar se profesionistë të tillë kanë luajtur rol të rëndësishëm në avancimin e shërbimeve shëndetësore në komunën e Vitisë.

Fjalë vlerësimi shprehën edhe drejtori i Shëndetësisë, Halil Musliu, drejtoresha e QKMF-së, Vjollca Kadolli, si dhe stafi i pranishëm, të cilët çmuan lartë profesionalizmin, korrektësinë dhe përkushtimin e znj. Gashi gjatë gjithë karrierës së saj.

Nga ana e saj, znj. Mehra Gashi falënderoi institucionet komunale, kolegët dhe bashkëpunëtorët për respektin dhe vlerësimin e treguar në këtë ditë të veçantë.

Në shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi për kontributin e saj shumëvjeçar, kryetari Haliti i ndau znj. Mehra Gashi mirënjohje institucionale, duke i uruar shëndet, mbarësi dhe pensionim të qetë. /2LONLINE/