DYLON

Pensionohet koloneli i FSK-së, dekorohet me medaljen “Shërbim i shquar”

Pensionohet koloneli i FSK-së, dekorohet me medaljen “Shërbim i shquar”
Avatar photo Redaksia

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti në takim lamtumirës zëvendës drejtorin e Zyrës për Marrëdhënie me Publikun të Ministrisë së Mbrojtjes, kolonel Sefer Shytin, me rastin e pensionimit të tij.

Me këtë rast, ministri nderoi kolonelin me Medaljen për “Shërbim të Shquar”, si mirënjohje për shërbimin e jashtëzakonshëm dhe meritor në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe në Ministrinë e Mbrojtjes.

EkoHigjiena

Gjithashtu, sot u mbajt ceremonia zyrtare e përcjelljes në pension të kolonel Shytit, në të cilën morën pjesë zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, sekretari i përgjithshëm, Gafur Dugolli, zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, si dhe kolegë, ushtarakë, miq dhe familjarë të kolonelit.

Gjatë fjalimeve të rastit u theksuan kontributi, sakrifica dhe profesionalizmi i kolonel Sefer Shytit në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Kosovës.

Me nderim dhe mirënjohje për kontributin e çmuar ndër vite, kolonel Sefer Shytit i urojmë pensionim të qetë, shëndet të mirë dhe suksese në të gjitha etapat e ardhshme të jetës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.