DYLON

Pensionohet kolonel Nevzat Asllani

Pensionohet kolonel Nevzat Asllani
Avatar photo Redaksia

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, u realizua ceremonia e pensionimit të Kolonel Nevzad Asllani, ku morën pjesë personalitete të larta të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, udhëheqës dhe bashkëluftëtarë të UÇK-së, si dhe familjarë të Kolonel Asllanit.

Të pranishmit me rastin e kësaj ceremonie i përshëndeti Gjeneral Major Enver Cikaqi, në emër të Komandantit të FSK-së, ndërsa në emër të bashkëluftëtarëve foli z. Ahmet Isufi, ish-Komandant i Zonës Operative të Karadakut.

EkoHigjiena

Kolonel Asllani e përfundoi angazhimin e tij në shërbim të vendit, duke qenë pjesëmarrës i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së. Ai me dinjitet dhe ndershmëri, i realizoi detyrat dhe angazhimet e tij për tri dekada.

Kolonel Nevzad Asllanit i dëshirojmë gjithë të mirat në angazhimet e ardhshme, duke e falënderuar për shërbimin e tij ndaj vendit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.