DYLON

Pensionohet Kadrije Jonuzi – teknike e stomatologjisë

Pensionohet Kadrije Jonuzi – teknike e stomatologjisë
Avatar photo Redaksia

Sot, në prezencë të menaxhmentit të QKMF-së, shërbimit të Stomatologjisë dhe familjes Jonuzi, është pensionuar një prej profesionistëve të shquar të shëndetësisë primare-Stomatologjisë, Kadrije Jonuzi – teknike e stomatologjisë.

U vlerësua lartë profesionalizmi i treguar gjatë përvojës së gjatë prej 30-të vitesh në shërbimin e Stomatologjisë/njësinë e teknikës. U dhurua mirënjohje në emër të QKMF-së, nga Drejtori Dr. Basri Kamberi.

EkoHigjiena

Shefi i Shërbimit të Stomatologjisë, Dr. Taulant Ramadani tha se Kadrije Jonuzi ishte një prej figurave të para që kundërshtoi instalimin e strukturave udhëheqëse serbe brenda institucioneve shëndetësore, e mes të tjerash theksoi dinjitetshëm një karrierë të gjatë e përmbajtësore të saj.

Kontributi i saj në QKMF-në e Gjilanit, qysh nga viti 1986 lë shenjë të pashlyeshme në ndërtimin, ruajtjen dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore stomatologjike në Komunen e Gjilanit.

Pensionimi i saj do të reflektojë mungesë për Institucionin!

Duke filluar një kapitull të ri, Znj. Kadrije Jonuzi i urojmë shëndet dhe mirëqenie! /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.