DYLON

Pensionohet infermierja vitiase Dife Gashi

Pensionohet infermierja vitiase Dife Gashi
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim infermieren vitiase, Dife Gashi, me rastin e pensionimit të saj pas një karriere të gjatë në shërbim të qytetarëve në sektorin e shëndetësisë.

Gjatë këtij takimi, kryetari Haliti ka vlerësuar lart punën, profesionalizmin dhe përkushtimin e znj. Gashi ndër vite, duke theksuar rolin dhe kontributin e saj të çmuar në kujdesin ndaj pacientëve në Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

EkoHigjiena

Me këtë rast, në shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi për angazhimin e saj shumëvjeçar në shëndetësi, kryetari i komunës i ndau znj. Dife Gashi një mirënjohje, duke i uruar pensionim të qetë, shëndet dhe çdo të mirë në jetën e saj. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.