DYLON

Pensionohet infermierja Magbule Islami

Pensionohet infermierja Magbule Islami
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtorin për Shëndetësi, Halil Musliu, dhe drejtoreshën e QKMF-së, Vjollca Kadolli-Halili dhe të tjerë, kanë pritur sot në takim infermieren Magbule Islami, me rastin e pensionimit të saj pas 38 vitesh pune në shërbim të qytetarëve.

Gjatë këtij takimi u vlerësua lart kontributi i saj shumëvjeçar në sektorin e shëndetësisë, ku ajo ka shërbyer me përkushtim ndaj pacientëve dhe profesionit të saj, duke lënë gjurmë të rëndësishme në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti.

EkoHigjiena

Kryetari Haliti e falënderoj znj. Islami për angazhimin e saj ndër vite, duke theksuar se puna e saj me pacientët ka qenë shembull i përkushtimit dhe humanizmit për gjeneratat që vijnë.

Fjalë miradie në këtë rast shprehën edhe drejtori për Shëndetësi, Halil Musliu, si dhe drejtoresha e QKMF-së, Vjollca Kadolli-Halili, të cilët vlerësuan profesionalizmin dhe kontributin e saj në shërbimin shëndetësor lokal.

Nga ana e saj, znj. Islami falënderoj të pranishmit për respektin dhe vlerësimin e treguar gjatë këtij rasti.

Në fund të takimit, kryetari Haliti i ndau znj. Magbule Islami një mirënjohje për kontributin e dhënë ndër vite, duke i uruar një pensionim të mbarë dhe me shëndet.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.