DYLON

Pensionohet infermierja gjilanase Hajrije Murtezi pas 26 vitesh përkushtim në shëndetësi

Pensionohet infermierja gjilanase Hajrije Murtezi pas 26 vitesh përkushtim në shëndetësi
Avatar photo Redaksia

Pas një karriere 26-vjeçare në shërbimin shëndetësor, është pensionuar infermierja e nderuar Hajrije Murtezi.

Ajo e nisi rrugëtimin e saj profesional në vitin 1999 në Shtëpinë e Shëndetit në Gjilan, duke punuar në Ndihmën e Shpejtë deri në vitin 2002. Më pas, vazhdoi shërbimin në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF) në Livoç të Ulët, ku dha një kontribut të çmuar në kujdesin ndaj pacientëve, thuhet në njoftimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan, transmeton 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Me përkushtim dhe humanizëm, ajo u bë një figurë e respektuar, duke ndihmuar dhe mbështetur shumë pacientë me profesionalizëm dhe dashuri për punën.

Hajrije Murtezi u pensionua më 04.03.2025 me një ceremoni të përgatitur nga familjarët dhe kolegët, të cilët e falënderuan për kontributin e saj të vyer ndër vite.

Në emër të menaxhmentit të QKMF-së, shprehim mirënjohjen për shërbimin e saj të palodhur dhe i urojmë shëndet e lumturi në këtë kapitull të ri të jetës, thuhet në njoftimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan.  /2LONLINE/ 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.