DYLON

Pensionohet infermierja Adile Zylfiu Jakupi – 45 vite në shërbim të pacientëve

Pensionohet infermierja Adile Zylfiu Jakupi – 45 vite në shërbim të pacientëve
Redaksia

Pas 45 vitesh pune me përkushtim dhe humanizëm, infermierja Adile Zylfiu Jakupi përmbyll rrugëtimin e saj profesional.

Ajo e nisi punën në Pogragjë, vazhdoi në QKMF-në “Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan dhe më pas në QMF-në e lagjes Dardania. Për një periudhë të gjatë, ajo shërbeu edhe si kryeinfermiere në Shërbimin e Urgjencës, duke dhënë një kontribut të çmuar në kujdesin ndaj pacientëve dhe në shërbim të komunitetit.

EkoHigjiena

Në emër të QKMF-së, e falënderojmë për punën, profesionalizmin dhe bashkëpunimin ndër vite, duke i uruar shëndet, lumturi dhe ditë të bukura pranë familjes.

Urime pensionimi!

/Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Gjilan/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.