DYLON

Pensionohet Ilmi Limoni

Pensionohet Ilmi Limoni
Avatar photo Redaksia

Pas një kontributi shumëvjeçar në institucionet përkatëse në Komunën e Gjilanit, përkatësisht në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa, ku është dalluar me profesionalizmin e treguar përmes punës së çmuar, është pensionuar Ilmi Limoni.

Kontributi i Ilmi Limonit nëpër etapa kohore, ishte i dukshëm e i çmuar kudo ku ka punuar. Si ekonomist i diplomuar në fund të viteve 80-ta, ka punuar në Kombinatin e Tekstilit, pastaj në fillim të viteve të 90-ta ka punuar si profesor në shkollën ekonomike “Marin Barleti”, paoshtu ka qenë edhe në Këshillin për Financim, transmeton 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Nga viti 2000, ka punuar në Komunën e Gjilanit ku ka shërbyer zellshëm si auditor, zyrtar kryesor financiar dhe si ushtrues detyre i Drejtorit për Buxhet dhe Financa, për të vazhduar deri më sot ku edhe është pensionuar si udhëheqës i sektorit të buxhetit në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa.

Kolektivi me të cilin ka punuar, sidomos ata në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa janë shprehur falenderues për bashkëpunimin që e kanë pasur me të si dhe kolegialitetin e treguar, duke e uruar për pensionimin dhe duke i dëshiruar jetë të gjatë e të lumtur. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.