DYLON

Pensionohet gjyqtari Menderes Behluli

Pensionohet gjyqtari Menderes Behluli
Avatar photo Redaksia

Gjyqtari Menderes Behluli, ka arritur moshën e pensionimit, njofton Gjykata Themelore në Gjilan.

Menderes Behluli, ka qenë gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjilan, në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Kundërvajtjes.

EkoHigjiena

“Gjykatën Themelore në Gjilan, kolegët gjyqtarë dhe stafi administrativ, z. Menderes Behluli, i urojnë shëndet dhe mbarësi, duke e falënderuar për kontributin e dhënë në drejtësi”, thuhet në njoftim.

Biografia e gjyqtarit:

Menderes Behluli është gjyqtar i Departamentit të Përgjithshëm – Divizioni Kundërvajtës në Gjykatën Themelore në Gjilan. Diplomoi në vitin 2001 në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Ai kreu provimin e jurisprudencës në vitin 2007, ndërsa praktikën profesionale e mbajti në Gjykatën Komunale Gjilan në vitin 2004 – 2005, gjithashtu ka punuar edhe si referent ekzekutues në periudhën prej 2007 e deri në vitin 2015. Me datë 19.05.2015 është emëruar si gjyqtar në Gjykatën Themelore Gjilan. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.