DYLON

Pensionohet gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Zyhdi Haziri

Pensionohet gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Zyhdi Haziri
Avatar photo Redaksia

Pas një përvoje pune prej njëzetepesë (25) vjetësh në gjyqësor, gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Zyhdi Haziri ka arritur moshën e pensionimit.

Në mbledhjen e kolegjiumit të gjyqtarëve, kryetari i Gjykatës së Apelit Valon Totaj, ka ndarë mirënjohje falënderimi për gjyqtarin Haziri.

EkoHigjiena

Me këtë rast, kryetari Totaj ka falënderuar gjyqtarin Haziri për kontributin e dhënë në sistemin e drejtësisë në vend, duke i uruar shëndet dhe mbarësi në jetë.

Gjyqtari Zyhdi Haziri, është bërë pjesë e Gjykatës së Apelit më 1 janar 2021 dhe ka ushtruar funksionin në Departamentin e Përgjithshëm-Divizioni Penal, njofton Gjykata e Apelit e Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.