DYLON

Pensionohet gjyqtari Hasan Sadiku

Pensionohet gjyqtari Hasan Sadiku
Avatar photo Redaksia

Gjyqtari Hasan Sadiku, ka arritur moshën e pensionimit. Gjyqtari Sadiku ka qenë Mbikëqyrës i Degës së Gjykatës Themelore në Novobërdë.

Më poshtë po e japim një biografi të shkurtër:

Gjyqtari Hasan Sadiku diplomoi në Universitetin e Prishtinës në vitin 1978, ndërsa ka përfunduar provimin e jurisprudencës në vitin 1988.

EkoHigjiena

Praktikën profesionale e kreu në Gjykatën Komunale në Gjilan nga viti 1979-1981.

Më pas filloi punën si gjyqtar i Gjykatës Komunale deri në vitin 1989.

Nga viti 1989 e deri në 1990 ka qenë prokuror në Prokurorinë Publike Komunale në Gjilan.

Ndërsa në vitin 2000 përsëri është kthyer në pozitën e gjyqtarit, por kësaj radhe në Gjykatën e Qarkut deri në vitin 2012.

Nga data 01.01.2013. është emëruar dhe ka vazhduar të ushtoj detyrën e gjyqtarit në Departamentin e Krimeve të Rënda deri në Tetor 2015, për të kaluar më pas si gjyqtar Mbikëqyrës në Degën e Novobërdës.

Mbikëqyrës i kësaj dege nga sot do të caktohet Ushtrues Detyre, gjyqtarja Emine Salihu.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.